Gjykata Speciale a është e Kosovës apo Bashkimit Evropian apo e kujt?

Dhomat e Specilizuara të Gjykatës Speciale qëllimin kryesor e kanë vertëtimin e Zingjirit Komandues (Konventa e Gjenevës) gjatë luftës në Kosovë.

A ka pas organzim të luftës dhe a ka pas Shtabë të Përgjithshëm të UÇK gjatë luftës, pra a ka përgjegjësi të centralizuara, me fjalë të tjera a ka pas përgjegjësi dhe dhënie të urdhërave komandues për të marr ndonjë veprim ose mos veprim.Tentativa e Gjykatës është të zbuloj për gjatë punës së saj dhe të konstatoj se a ka pas përgjegjësi të centralizuar apo individuale?

Nga konstatimet e tyre varen edhe personat e dyshuara për veprime që thuhen se janë ndërmarrë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Të përkujtojmë se te luftërat guerile gjykatat tilla më shumë tentojnë të konstatojnë përgjëgjësi individuale se sa përgjëegjësia e centralizuar.

Po ashtu të përkujtojmë se edhe Tribunali Ndërkombëtar në Hagë për lufëtrat në Ish-Jugosllavi kishte dështuar në rastin e Kosovë dhe rastet Limaj ,Haradinaj dhe të tjerëve të vertetoj edhe përgjegjsinë individuale dhe përgjëgjësinë e centralizuar. Kjo gjykatë thyen ligjet në fuqi të Kosovës, nuk i respekton simbolet e shtetit te Kosovës të cilën e ka themeluar, asnjë simbol as flamur të Kosovës e as asgjë të shtetit nuk ka në sallën ku zhvillohen gjykimet. Kjo Gjykatë është themeluar më një marrvëveshje BE dhe Kosovë, por vepron në emër te Kosovës, nëse vazhdon kjo Gjykatë të mos respektoj shtetin themelues juridiksioni I saj mund te kontestohet dhe ndryshohet nga themeluesi I saj pra nga Kuvendi I shtetit te Kosovës

Kjo Gjykatë (Dhomat e Specilizuara) për gjatë zhvillimit të seancave si synim të saj do ta ketë përgjegjësin individuale pasi që të dështon përgjegjsia e centralizuar e që për këtë qëllim këto Dhoma të Specilizuara janë themeluar për “vertetuara apo dështuar “ në këto procese. Kjo Gjykatë orientimet e saj i ka tek përgjegjësia e centralizuar apo Shtabi i Përgjithshëm.

Kjo Gjykatë së bashku me prokurorinë duhet të respektoj plotësisht të drejtat e palëve në procedurë sidomos palëve të akuzuara.

Aktakuza fillestare është gjenerale dhe jo treguese e qartë që palet ngarkohen me akuza dhe pretendohen nga kjo Gjykatë se janë kryer vepra të rënda penale jo vetëm me peshë për zbardhjen e rasteve ne Kosovë por për nga pesha e cilësimit të veprave synohet edhe veprat penale që kanë kontekstin ndërkombëtar (sipas së drejtës ndërkombëtare penale-konevntave ndërkombëtare).

Tash a do të arrihen qëllimet e saj janë temë tjetër, apo kjo do të jet Gjykatë me tepër verifikuese se sa denuese , kjo pritet te vertetohet nga proceset dhe seancat e ardhme.Synim përfundimtar I këtryre dhomave do te jetë përgjegjësia individuale.

Reaksionet politike nuk mund te qojnë peshë sa faktet juridike qe është themeluar kjo Gjykatë, herën e fundit ka reagime nga Komiteti për Politik të Jashtme të SHBA duke rikujtuar këtë gjykatë se mandate i saj është edhe përfshirja minoritetin serb që janë përfshirë në luftë në Kosovë dhe kanë kryer krime kundër shqiptarve.

Kjo gjykat akuzon palët –lideret e UÇK , Hashimin, Kadiriun, Jakupin, Rexhepin dhe Saliun, për vepra penale me peshë të madhe nderkombëtare të kryerjes së veprave penale –krime të rënda kundër nnjerzimit. Realisht kjo Gjykatë do të ballafaqohet me problem të asaj ne mes fakteve dhe thashthemeve për luftën dhe veprimet e luftetarëve kjo do të jetë sfidë edhe për këtë gjykatë edhe për themeluesin e saj. Këtë Gjykatë mund ta karakterizojnë seancat e gjata ndoshta me 5 vjet te ardhshme por pa ndonjë rezultat, një çështje është e qartë se kjo gjykatë ka mekanizmat e brendshëm të saj që mund ta stopojn punën e saj Omduspersoni (mbrojtja e të drejtave të njeriut), dhe dhoma e saj kushtetuese(validitetii saj).Kjo gjykat është rasti me unik në botë që është themeluar nga një shteti të cilin nuk ia njehë as simbolet e saj dhe nuk e njehë themeluesin e saj Kuvendin e Kosovës.

Çfarë Gjykate është kjo? Është histori në vete dhe në përnbajtje, unike jo e zakonshme as me norma civile ndërkombëtare e as me të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Kjo Gjykatë duhet te jet efektive ne respektim të plotë të drejtave të njeriut. Puna e kësaj gjykate do të përqëndrohet në disa etapa:

1.Faza e verifikimit të fakteve dhe dëshmive

2.Faza e verifikimit të “mundshëm- të pamundshëm” të fajësisë në zingjrinë komandues

3.Verikimi i mundshëm/ I paumdshëm i fajësisë individuale

Epilogu dhe fati i kësaj gjykate është i panjohur, nuk dihet se a do të mund të përfundoj këtë mision dhe qysh?

Konsideroj se është më rëndësi që Bashkimi Evropian dhe shteti Kosoves të jenë syçelur për punën e saj dhe veprimet dhe mandatin e saj 5 vjeçar dhe përmbylljen e punës së saj brenda këtij mandati që rrjedhë edhe pas pesë viteve të themelimit të saj. Kjo gjykatë do të vazhdoj punën e saj deri në përmbyllje me një marrvëshje përfudnimtare të konstatuar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian kjo gjyjatë ka përmbyllë punën e saj

Ngjarja paraprake

Bahtiri: Kundërshtoj fuqishëm vendimin e Qeverisë për “mbylljen”

Ngjarja e ardhëshme

Nuancë delikate ngjyra bezhë nga koka deri te thembrat për vikend

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian