gjykata ruse hedh poshte pretendimet e navalnit ndaj autoriteteve te burgut 65a022dd27886

Gjykata ruse hedh poshtë pretendimet e Navalnit ndaj autoriteteve të burgut

January 11, 2024
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ruse hodhi poshtë të enjten ankesën e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalni ndaj disa rregullave në burgun, ku ai po vuan dënimin.

Zoti Navalni u paraqit në gjykatë në Moskë përmes një video lidhjeje nga burgu në Kharp, i cili njihet për kushtet e rënda. Burgu ndodhet në rajonin Yamalo-Nenets, rreth 1900 kilometra në verilindje të Moskës.

Alexei Navalni argumentoi në gjykatë se të burgosurit duhet të kenë të drejtën të kenë më shumë se një libër në qelitë e mbyllura.

Rregullat aktuale i lejojnë të burgosurit të kenë vetëm një libër edhe nëse njëri prej librave është fetar.

Ai gjithashtu apeloi rregullat që kufizojnë vetëm në 15 minuta kohën, që të burgosurit kanë në qelitë e mbyllura për të ngrënë ushqim.

Gjykata e Lartë i hodhi poshtë dy apelimet e tij.

Alexei Navalni, kundërshtari më i njohur dhe më këmbëngulës i brendshëm i Presidentit Vladimir Putin, po vuan një dënim 19-vjeçar me burg pasi u shpall fajëtor për akuzat për ekstremizëm.

Zoti Navalni ka qenë pas hekurave në Rusi që nga janari i vitit 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin ai fajësoi Kremlinin.

Para arrestimit, ai bëri fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Që atëherë ai ka marrë tre dënime me burg dhe ka kaluar muaj të tërë në izolim për shkelje të vogla.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

blerton nuha e sibora kadriu me te miret e vitit 2023 65a02264b29ba
Story i mëparshëm

Blerton Nuha e Sibora Kadriu, më të mirët e vitit 2023

lladrovci takon ministrin liburn aliu flasin per projektet komunale per vitin 2024 65a0231716464
Story i radhës

Lladrovci takon ministrin Liburn Aliu, flasin për projektet komunale për vitin 2024

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë