Gjykata Ndërkombëtare Penale dënon komandantin e një grupi rebel në Ugandë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot ka dënuar komandantin e grupit rebel në Ugandë, Dominic Ongwen për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e shpalli fajtor komandantin e grupit rebel, Ongwen 45-vjeç fajtor për 61 pika të aktakuzës, përfshirë vrasje, përdhunime dhe tortura që i bëri grupi militant të cilin e udhëhoqi.

Ongwen ishte komandant i të ashtuquajturës Ushtria e Rezistencës së Zotit (LRA) e cila ka kryer krime në veri të Ugandës gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe në fillim të viteve 2000.

Gjykatësi Bertram Schmitt tha se Ongwen e shpall fajtor përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, duke thënë se Ongwen nuk ishte një kukull e lidhur për një pemë kur komandoi LRA-në.

Ongwen, pjesëtar i parë i LRA-së që doli para gjykatës me bazë në Holandë, në një nga gjykimet e tij të mëparshme tha se ai ishte rrëmbyer në vitin 1988 gjatë rrugës për në shkollë kur ishte 14 vjeçar.

Ishte komandant famëkeq i grupit LRA që e kryesoi Joseph Kony. LRA gjatë viteve ka luftuar në veri të Ugandës në tentim për të rrëzuar qeverinë e Ugandës ndërsa pohonte se vepron në bazë të Dhjetë Urdhëresave biblike.

Ongwen tha se ai ka qenë i indoktrinuar dhe i detyruar të bënte mizori në moshën 14-vjeçare, duke u thënë se ai po bënte punën e Zotit, duke pastruar vendin dhe duke mbrojtur familjen dhe fqinjët e tij nga agresorët jugorë.



. .

Ngjarja paraprake

Fiorentina po kalon një moment mjaft të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Adelina Berisha së shpejti lanson këngën e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian