Gjykata Monoetnike, e papranueshme

Formimi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, që ishte si rezultat i propagandës serbo – ruse, librit të Dick Marty, librit të Carla Del Ponte, Raportit të Këshillit të Europës e mbit të gjitha edhe si rezultat i sjelljeve skajshmërisht të papërgjegjëshme të poilitikanëve të Kosovës, ka filluar t’i prodhojë efektet e para negative për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Nuk është aspak lehtë për Kosovën që ajo të gjindet në faqet e para të gazetave më prestigjioze botërore duke raportuar se krerët e institucioneve të Kosovës po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kjo po ua mundëson edhe më tej Serbisë që t’a vazhdojë propagandën e saj të shfrenuar duke prezentuar Kosovën si shtet ku shqiptarët kanë kryer krime.

Politikanët dhe deputetët e Kosovës që mundësuan formimin e kësaj Gjykate duhet të ndihen të turpëruar nga papërgjegjshmëria dhe dhimbjet që po ia shkaktojnë popullit. Madje këta duhet të përballen me drejtësinë duke i procesuar në gjykatë që, së paku, ata mos të kenë të drejtë të zgjidhen dhe mos të ushtrojnë funksione publike për jetë, sepse dëmi është jashtzakonisht i madh.

Edhe pse themi se të akuzuarit do të përgjigjen për akte individuale e jo të UÇK-ës, prap se prap ajo trajton vetëm shqiptarët, duke e karakterizuar si Gjykatë monoetnike, që është presedan në jurisprodencën ndërkombëtare.

Duke u nisur nga krimet serbe, nga periudha për të cilën Gjykata Speciale ka kompetenca si dhe nga përmbajtja e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, del se asgjë nuk e pengon këtë Gjykatë të hetojë mbi krimet e regjimit të Serbisë.

Madje edhe Zonja Ekaterina Trandafilova, ish gjyqtare në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për krime lufte në Hagë, 2006 – 2015, aktualisht kryetare e Dhomave të Specializuara, në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se Gjykata Speciale nuk është një etnike sepse përveç shqiptarëve ajo do të gjykojë edhe krimet e nacionaliteteve tjera.

Pse kjo Gjykatë vazhdon të merret vetëm me akuza ndaj shqiptarëve, përgjigjen duhet t’a kërkoj Kuvendi i Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prandaj politikanët e Kosovës duhet sa më shpejtë t’a senzibilizojnë këtë çështje, respektivisht të kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që në proçeset gjyqësore të përfshihen edhe krimet serbe të luftës në Kosovë, për të njejtën periudhë. Kjo nuk do të ishte ndërhyrje në drejtësi, por ekuilibrim i domosdoshëm i drejtësisë duke balancuar diferencën e qartë mes agresorit dhe viktimës.

Madje serioziteti dhe presioni i institucioneve shtetërore të Kosovës për senzibilizimin e përfshirjes të krimeve serbe në Gjykatën Speciale, duhet të shkojë deri në kushtëzimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëse kjo nuk jep rezultate, nuk është vonë, që Qeveria të përgatitë dhe t’i propozojë Kuvendit të Kosovës plotësimet e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha krimet serbe në Kosovë, para,gjatë dhe pas luftës.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, janë Gjykata nën jurisdiksionin e Republikës së Kosovës por me gjyqtarë, prokurorë, administratë dhe personnel të nacionaliteteve të huaja nga Europa dhe SHBA-të, që n’a lenë të kuptojmë se do të ketë një proçes të drejtë, pa ndikim, pa presione, transparent dhe publik me gjyqtarë dhe prokurorë krdibil, që është provuar edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krime lufte të Hagës kur Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj …. u shpallën të pafajshëm.

Ngjarja paraprake

Kryetari i Graçanicës: Emblema e UÇK-së në hyrje të komunës është frikë për sigurinë tonë

Ngjarja e ardhëshme

Aurela Hoxha: Gjithçka e bëj me qenin, me të fle dhe ha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian