gjykata kushteuese instituti interpelance i parapare ne nenin 72 te kushtetutes ne asnje rast nuk ka te beje dhe nuk mund zbatohet per gjyqtaret kushtetues 67d2d13d0b3a5

Gjykata kushteuese: Instituti “interpelancë” i paraparë në nenin 72 të Kushtetutës, në asnjë rast nuk ka të bëjë dhe nuk mund zbatohet për gjyqtarët kushtetues

March 13, 2025
min lexim

Shkup, 13 mars – Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk parashikon kurrfarë mundësie për shkarrkimin e gjyqtarit kushtetues nga ana e pushtetit ligjvënës, as atij ekzekutiv, informoi Gjykata kushtetuese, lidhur me të a.q. interpelanca e gjyqtarëve kushtetues.

“Gjykata kushtetuese si organ i Republikës, i cili i mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushtetit.  Kushtetutbërësi e vendosi Gjykatën Kushtetuese mbi tre pushtetet, sepse ajo është kontrolluese e veprimeve dhe akteve të tyre. Autonomia dhe pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjyqtarëve kushtetues kanë garancinë më të fuqishme kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta, thuhet, nuk i lejon Kuvendit me zgjidhje ligjore në çfarëdo mënyre të ndikojë në komptencat, mënyrën e zgjedhjes, ndërprerjes së funksionit të gjyqtarëve kushtetues. Autorizimi i Kuvendit përfundon me momentin e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

“Instituti ‘interpelancë’ është paraparë në nenin 72 nga Kushtetuta, në asnjë rast nuk ka të bëjë dhe nuk mund të zbatohet për gjyqtarët kushtetues. Në të kundërtën, humbet kuptimi i Gjykatës kushtetuese dhe bëhet shkelje e rëndë e Kushtetues nga shkaku se në atë mënyrë bëhet bastisje në të a.q. pushtetin e katërt kushtetues-gjyqëasor, në pavarësinë e Gjykatës kushtetuese”, qëndron në kumtesë.

Bazat për përfundimin e funksionit të gjyqtarit kushtetues parashikohen në nenin 111 të Kushtetutës. Çdo procedurë apo veprim i ndërmarrë jashtë kësaj dispozite kushtetuese, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, do të paraqiste shkelje të rëndë të Kushtetutës, shkelje të garancive kushtetuese për autonominë dhe pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese njofton të gjitha organet shtetërore, se janë të detyruara t’u përmbahen kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, pasi askush nuk ka më shumë të drejta se ato, të cilat i jep Kushtetuta. Të gjithë janë të detyruar të promovojnë kulturën kushtetuese, juridike dhe politike si themelet e një shoqërie demokratike. Të gjithë janë të obliguar të respektojnë Kushtetutën”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Deputetët e BDI-së paralajmëruan se do të paraqesin interpelanca për gjyqtarët kushtetues në seancën e fundit parlamentare, në të cilën u votua mosbesimi ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Do të fillojmë me Gjykatën Kushtetuese dhe së shpejti do të paraqesim interpelancë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që janë zgjedhur në këtë dhomë. Pra, ata po prekin atë që është e paprekshme, ku askush nuk guxon të prekë – marrëveshjen që është e garantuar nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Ilir Hasani nga BDI-ja.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mickoski mbrojtesit e fundit te krimit te ish qeverise lsdm bdi jane disa nga gjykatesit dhe prokuroret e tanishem 67d2d1396d596
Story i mëparshëm

Mickoski: Mbrojtësit e fundit të krimit të ish-qeverisë LSDM-BDI janë disa nga gjykatësit dhe prokurorët e tanishëm

ndarja nga jeta e anastas janullatos caktohet data kur sinodi i shenjte do te zgjedhe kryepeshkopin e ri 67d2d69a4df2a
Story i radhës

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, caktohet data kur Sinodi i Shenjtë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri

Të fundit nga

ShkoLartë