​Gjykata irakiane pezullon kandidaturën presidenciale të Zebarit

Gjykata federale irakiane pezulloi sot kandidaturën presidenciale të ish-ministrit të Jashtëm Hoshyar Zebari, njoftoi agjencia shtetërore irakiane e lajmeve INA.

Kjo ka ndodhur në kohën kur po hetohen akuzat për korrupsion ndaj tij nga viti 2016, një ditë para zgjedhjes së presidentit të ri në parlament.

Zebari, një politikan i shquar kurd, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Irakut për më shumë se një dekadë, ishte ministër i financave në kohën kur parlamenti e shkarkoi në vitin 2016 për korrupsion të dyshuar, raportoi Reuters.

Ai i mohoi akuzat. Javën e kaluar, katër ligjvënës depozituan një peticion në gjykatën federale duke kërkuar përjashtimin e Zebarit nga gara presidenciale, duke e akuzuar atë për korrupsion financiar dhe administrativ nga viti 2016.

Gjykata në aktgjykim theksoi se ka vendosur që të pezullojë përkohësisht procedurën e zgjedhjes së Zebarit për president deri në zgjidhjen e rastit.

Zebari tha më herët se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Presidenti i ri do të ketë për detyrë t’i kërkojë bllokut më të madh në parlament të formojë një qeveri.

Zebari, një nga 25 kandidatët, kishte një shans të mirë për të fituar zgjedhjet përpara se të rishfaqeshin akuzat për korrupsion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Makraduli: 58-vjeçari që përvetësoi 220 mijë denarë nuk punon më te ne

Story i radhës

Qëndrimi i gjatë pranë ekraneve dëmton fëmijët

Të fundit nga