Gjykata e Lezhës “nxjerr nga shtëpia” ish-deputetin Arben Ndoka

Gjykata e Lezhës i heq masën e “arrestit të shtëpisë” ish deputetit të PS, Arben Ndoka.

Siç bën të ditur gazetarja Glidona Daci ky vendim vjen ndërkohë që më herët procesi ndaj tij lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave u veçua dhe u dërgua nga Gjykata e Posaçme në Lezhë.

Arben Ndoka sipas gjykatës së Lezhës do hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”.Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vazhdon pjesa tjetër e grupit mes tyre dhe Xhevi Ndoka, vëllai ish-deputetit.

Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty prokuroria konstatoi se edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Ngjarja paraprake

Virusi korona po i kositë klerikët e KOS-it: Deri tash mori pesë sish

Ngjarja e ardhëshme

Australia krijon fond prej 18 milionë dollarësh për mbrojtjen e koalave

të fundit nga