gjykata e korese se jugut hedh poshte peticionin per lirimin e presidentit te ndaluar 67894b9688159

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar

January 16, 2025
1 minut lexim

Avokatët e presidentit të ndaluar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dështuan në përpjekjet e tyre ligjore për të siguruar lirimin e tij të enjten, një ditë pasi ai u ndalua në rezidencën e tij për t’u marrë në pyetje mbi akuzat për rebelim që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ai muajin e kaluar.

Zoti Yoon u dërgua në një qendër paraburgimi pranë kryeqytetit Seul, pasi u mor në pyetje të mërkurën për më shumë se 10 orë nga agjencia kundër korrupsionit për zyrtarët e lartë. Gjatë marrjes në pyetje ai ushtroi të drejtën e tij për të heshtur. Zoti Yoon refuzoi gjithashtu të enjten pyetjet e mëtejshme nga zyrtarët e anti-korrupsionit ndërsa ekipi i avokatëve të tij aludoi se hetimi ishte i paligjshëm.

Avokatët i kishin kërkuar Gjykatës Themelore të Qarkut të Seulit që të shqyrtonte lirimin e tij, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e urdhrit për ndalimin e zotit Yoon të lëshuar nga Gjykata e Qarkut Perëndimor të Seulit. Por Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve mbrëmjen e së enjtes.

Para ndalimit, zoti Yoon shmangu disa kërkesa për t’u paraqitur në agjencinë kundër korrupsionit për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, organet e zbatimit të ligjit, ku përfshiheshin qindra policë, e ndaluan zotin Yoon në rezidencën e tij në Seul. Pritet që gjatë ditëve të ardhshme organet hetuese ta vënë atë në arrest.

Agjencia kundër korrupsionit, e cila po udhëheq hetimet e përbashkëta me policinë dhe ushtrinë nëse deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon përbën rebelim, ka 48 orë afat që t’i kërkojë gjykatës arrestimin zyrtar të tij ose ta lërë atë të lirë./voa

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

murtezani ne poloni realizon takim me kryetaren e komisionit per be agnjeshka pomaska 678947602e736
Story i mëparshëm

Murtezani në Poloni realizon takim me Kryetaren e Komisionit për BE, Agnjeshka Pomaska

si ndodhi djegia e njehsoreve elektrike ne nje objekt banesor ne vushtrri 67894c4e02ffa
Story i radhës

Si ndodhi djegia e njehsorëve elektrikë në një objekt banesor në Vushtrri?

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë