Gjorov: Vetoja për Maqedoninë nuk duhet të shkojë në referendum

Çështja për tërheqjen e vetos për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk duhet të shkojë në referendum, konsideron Andrej Gjorov, udhëheqës i grupit të deputetëve të partisë më të madhe në parlamentin bullgar “Vazhdojmë me ndryshimin” e kryeministrit Kiril Petkov.

Sipas tij, heqja e vetos varet nga veprimet konkrete dhe garancionet e Evropës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Në dekalratë për BNR, ai thotë se nëse ka ndryshim të pozitës së tillë të Bullgarisë, atëherë për të do të nevojitet një vendim i përbashkët në Parlament, në koalicionin qeveritar, por edhe jashtë saj në suaza të Këshillit Këshilldhënës për sigurinë kombëtare.

“Bullgaria shumë qartë tha se interesi i saj kombëtar dhe interesi i BE-së është Ballkani Perëndimor të përfshihet në familjen evropiane. Duhet të bëjmë dallim ndërmjet të folurës për integrim dhe punë për integrim. Mendoj se këtu dallimi ndërmjet qeverisë paraprake dhe të tanishme është me të vërtetë i madh. Në muajt e fundit u arrit shumë për përparimin në marrëdhëniet në krahasim me vitet paraprake, kur ishim në pozitë të pritjes, madje edhe në pritje që procesi të dështojë”, tha Gjorov.

Ai edhe njëherë përsëriti se për veton ndaj Shkupit nuk duhet të vendoset në referendum.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos e rrihni fëmijën tuaj, ju me këtë rritni shanset që ata të dhunohën fizikisht më vonë

Story i radhës

Ukraina: Kemi vrarë rreth 32 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i pushtimit

Të fundit nga