Gjokë faqeziu, i pikëlluar që u rrëzua Serbia, ka disa fjalë!

Kombëtarja e Skocisë ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd, duke triumfuar me penallti me rezultat 5:4 ndaj Serbisë, në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve.

Ndeshja kishte përfunduar baras (1:1) në kohën e rregullt, por as pas 120 minutave nuk ka pasur fitues dhe futbollistët skocez me penallti u treguan shumë më të mirë. 

Djelmoshat e Skocisë u kualifikuan në Kampionatin Evropian, ndërsa në anën tjetër rrëzuan Serbinë e selektorit Lubisha Tumbakoviq.

Kjo humbje ka bërë që serbët të mërziten shumë dhe ende nuk po munden që ta marrin veten!

Tenisti Novak Gjokoviq, apo njihet si faqezi me gjestet që bën të turpshme apo thirrje nacionaliste, fakti më i mirë është se, para pak muajve e kishte goditur me top gjyqtaren femër në një turne të tenisit, po mundohet që ta ngushëllojë Serbinë që u rrëzua mbrëmë. 

“Unë e pashë dhe u zhgënjeva shumë në fund, ishte e vështirë për mua si një tifoz i madh i ekipit tonë kombëtar në ndonjë sport. Të gjithë shpresonim për fitore dhe kualifikimin  në Euro, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

Është sport dhe si një sportist profesionist mund ta kuptoj plotësisht se si ndihesh që të fitosh dhe të humbasësh në ndeshje si kjo. Unë simpatizoj djemtë dhe të gjithë ata që brohorisnin, ne shpresojmë për kohë më të mira dhe që ne do të forcohemi si një ekip kombëtar pas kësaj””, shpreh pikëllimin Gjokoviq.

Ngjarja paraprake

1064 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Inspektorët e tregut në inspektim edhe gjatë natës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian