Gjobitet platforma e video lojërave për kufizim të gjeografik të licencave

Valve, krijuesi i platformës online gaming për PC Steam, dhe pesë studio të tjera janë gjobitur me një total prej 7.8 milionë euro për kufizimin gjeografik të shitjes së video lojërave.

I ashtuquajturi geo-blocking, do të thotë se lojërat bllokohen dhe një licencë më e lirë e synuar për vendet më të varfra Evropiane nuk mund të përdoret në një vend tjetër.

Sipas komisionarit së Konkurrencës Margaret Vestager një gjë e tillë ka penguar lojtarët të përfitojnë nga ofertat më të mira. Por Valve tha se ka planifikuar të apelojë vendimin.

Publikuesit e tjerë që u gjobitën ishin Bandai Namco, Capcom, Focus Home, Koch Media dhe ZeniMax. Në platformën Steam afro 3% të gjitha lojërave i nënshtrohen këtyre masave kufizuese.

Platforma ka në shitje afro 44 mijë lojëra dhe blerësit mund të blejnë direkt nga Steam prej ku marrin çelësat e aktivizimit për shkarkimet e lojërave nga burime të tjera.

Konkretisht Valve kishte bllokuar aktivizimin e disa lojërave jashtë vendeve si Republika Çeke, Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania. /PCWorldAlbanian

Ngjarja paraprake

Feja islame dhe vaksina kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Komisioni i jep Barcelonës një përgjigje ndaj ankesës për kartonin e kuq të Messit

të fundit nga