​Gjobë prej 121 mijë eurosh për tejkalim shpejtësie

Një shofer në Finlandë mori gjobën më të lartë ndoshta për tejkalim shpejtësie. Ai është gjobitur me 121 mijë euro, pasi gjobat e tilla llogariten në bazë të të ardhurave të shkelësit, dhe në këtë rast ai është i pasur.

“Më vjen vërtet keq për këtë”, citoi gazeta kryesore në Ishujt Aaland, një rajon autonom i Finlandës në Detin Baltik, të thoshte Anders Wiklof në një artikull të botuar të hënën.

Wiklof po udhëtonte me 82 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi ishte 50 kilometra në orë kur policia e ndaloi dhe i dha gjobën të shtunën. Së bashku me marrjen e gjobës, atij iu pezullua patenta e shoferit për 10 ditë, sipas gazetës “Nya Aaland”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Wiklof u kap duke ngarë automjetin shumë shpejt. Në vitin 2018, ai u gjobit me 63.680 euro ndërsa 5 vjet më parë u detyrua të paguaj një gjobë tjetër prej 95 mijë eurosh.

Wiklof, i cili është me origjinë nga Aaland, drejton një holding që përfshin biznese në sektorët e logjistikës, shërbimeve të helikopterëve, pasurive të paluajtshme, tregtisë dhe turizmit.

Arkipelagu ndodhet në hyrje të Gjirit të Bothnias, midis qytetit finlandez Turku, në bregun perëndimor të Finlandës kontinentale dhe kryeqytetit të Suedisë, Stokholmit.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski në autostradën Demir Kapi – Negotinë, pjesë e Korridorit 10: Investojmë në sigurinë e qytetarëve dhe lidhim vendin me Evropën!

Story i radhës

BDI festoi 21 vjetorin e themelimit/ Ahmeti: Numërojmë të arriturat kombëtare, punojmë për të ardhmen europiane

Të fundit nga