Gjoba për Kryemadhin dhe ndalimi i Islamit/ Ja çfarë thotë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet në Top Story për gjobën ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ndalimin nga policia të politikanit të njohur Kastriot Islami, duke theksuar se edhe ministrat dhe deputetët janë gjobitur për makinat.

Rama thotë se Kastriot Islami është mësuar të bëjë të vetëpersekutuarin.

“Nuk gjobis asnjë njeri. Është policia e shtetit që ka detyrën të vërë gjoba. Policia e Shtetit ka meritën që ka disiplinuar në radhë të parë ministrat dhe deputetët e këtij shteti sepse disa ministra, eskorta ministrash kanë marrë gjoba. Disa makina deputetësh kanë marrë gjoba. Nëse gjobisim ministra dhe deputetët, unë nuk shoh që policia bëka një akt politik që gjobisin Monika Kryemadhin dhe Kastriot Islamin. Kastriot Islami ka të drejtë të bëjë të parespektuarin siç është mësuar të bëjë. Nuk kam asnjë sekondë për të humbur me Kastriot Islamin”, tha Rama.

Ngjarja paraprake

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona – sulmuesi arrestohet nga policia

Ngjarja e ardhëshme

Besim Dina në zi, i vdes vëllai

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian