Gjoba për 467 shoferë në Shkup, 101 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 467 sanksione për shoferët prej të cilëve 101 janë për tejkalim të shpejtësisë.

Siç informojnë nga MPB, për ngasje pa patent shoferë janë gjobitur 60 persona, 63 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, janë shqiptuar 74 masa për parkim të parregullt, 60 automjete janë larguar me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar edhe 46 gjoba për mosmbatja të maskës.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat që të rritet siguria në trafik.

Ngjarja paraprake

Pijet me Gaz dhe Agresiviteti tek Fëmijët – Një Shqetësim në Rritje

Ngjarja e ardhëshme

Njihuni me gjyshen shqiptare që është bërë yll në TikTok

të fundit nga