Gjithsej 322 sanksione nga policia dje në territorin e Shkupit

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 322 sanksione.

Midis tyre, për ngasje pa patent shoferi për 18 persona, tejkalimi i kufirit të shpejtësisë kishte 105 shkelje, automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara 13, 20 motoristë u sanksionuan, 75 masa për parkim jo të drejtë, dhe 29 sanksione u vendosën këmbësorëve dhe 34 gjoba për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, kumtojnë nga Ministria e Brendshme. sn/

 

Ngjarja paraprake

SHBA regjistron mbi 33 mijë raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian