Gjithsej 303 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 masa prej të cilave 53 janë për tejkalim shpejtësie, 156 për kundërvajtje të këmbësorëve, 20 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu nga policia theksojnë se janë shqiptuar edhe 8 masa për mosregjistrim të automjeteve, 4 për shoferët fillimtarë, 3 për mosdhënie përparësie ndaj kalimtarëve dhe 58 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕО | Стојаноски: Ако има квалитетни предлози за уставни судии, можеме да ги избереме уште денеска

Story i radhës

Të rinjtë largohen masivisht: 60 mijë viza pune nga Gjermania, Shqipëria dhe Kosova ndër përfitueset më të mëdha

Të fundit nga