Gjithsej 162 raste të reja me Kovid-19, katër të vdekur, 109 pacientë të shëruar

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Nga 1.350  testet e bëra gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 162 raste të reja me Kovid-19 në:  Shkup-75, Kumanovë -1, Dibër-1,  Shtip-5, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-1, Veles-2, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-2, Gjevgjeli-3, Strumicë-10, Kriva Pallankë-3, Radovish-4, Koçan-12, Probishtip-1, Vallandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1. Në kushte spitalore kanë vdekur katër pacientë prej të cilëve tre nga Shkupi (55, 80 dhe 81 vjet) dhe një nga Shtipi (81 vjet).

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 109 pacientë të shëruar nga: Shkupi -24, Kumanova-10, Shtipi -4, Prilepi -11, Tetova-10, Struga -9, Velesi-1, Manastiri -1, Ohri -9, Kavadari-2 , Gostivari -3, Gjevgjelia -2, Strumica-3, Kriva Pallanka-1, Koçani-13, Berova-2, Vallandova-2, Sveti Nikollë-2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 18.138, numri i pacientëve të shëruar është 15.068, i të vdekurve është 743 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.327. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

• Shkup 7.100, aktivë 775

• Kumanovë 1.777, aktivë 184

• Dibër 287, aktivë 32

• Shtip 1.262, aktivë 51

• Prilep 689, aktivë 124

• Tetovë 1455, aktivë 149

• Strugë 673, aktivë 42

• Veles 330, aktivë 33

• Manastir 314, aktivë 67

• Ohër 430, aktivë 33

• Kavadar 241, aktivë 42

• Gostivar 936, aktivë 86

• Gjevgjeli 129, aktivë 41 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 17 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 261, aktivë 156

• Kriva Pallankë 113, aktivë 28

• Radovish 89, aktivë 25

• Krushevë 20, aktiv 1

• Koçan 375, aktivë 161

• Probishtip 116, aktivë 23

• Demir Hisar 61, aktivë 2

• Makedonski Brod 93, aktivë 8

• Pehçevë 44, aktivë 3

• Berovë 104, aktivë 30

• Valandovë 36, aktivë 23

• Vinicë 116, aktivë 28

• Delçevo 163, aktivë 80 (35 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 25, 1 aktiv

• Sveti Nikollë 353, aktivë 43

• Kërçovë 328, aktivë 34

• Resnjë 164, aktivë 15

• Negotinë 54, aktivë 7 (12 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet 1.350 janë bërë përmes ISHP-345, QSHP Shkup-57, Avicena-291, Biotek-173, ASHAM-141, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -124, Sistina me metodën PCR -108, laboratori Laor- 23, Mjekësia Ligjore -11, QSHP Manastir-49, Klinika e Sëmundjeve Infektive-3, KGJO-13, Sinlab-12. Deri më tani, janë kryer gjithsej 190.127 testime të Kovid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 11 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 84 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 41 pacientë, nuk ka pacientë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë tre fëmijë dhe dy nëna pozitive me Kovid-19, ndërsa dy fëmijë dhe tre nënë dyshohet se janë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacient, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 30 pacientë. Në respirator është një pacient.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 19, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 47 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 172, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nëpër komuna sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup):

• Çair – 56

• Gazi Babë – 88

• Aerodrom – 123

• Karposh – 99

• Qendër – 118

• Kisella Vodë – 96

• Gjorçe Petrov – 55

• Butel – 29

• Shuto Orizarë – 17

• Studeniçan – 8

• Saraj – 15

• Haraçinë – 5

• Ilinden – 33

• Sopishtë – 3

• Çuçer Sandevë – 6

• Petrovec – 5

• Zelenikovë – 2

• Të huaj – 7

• Të papërcaktuar – 7. sa/

Ngjarja paraprake

Përfundon seanca ndaj Hysni Gucatit në Hagë

Ngjarja e ardhëshme

Takim i Zaevit dhe Shekerinskës me oficerë të kthyer nga Afganistani: Ju jeni krenari për shtetin dhe partner i dëshirueshëm në misionet ndërkombëtare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian