Gjithkombëtarja “BOTA SOT”- pena e të vërtetave, lirisë dhe demokracisë

Gazeta më e madhe shqiptare gjithëkombëtare “BOTA SOT” nuk meriton që të përshëndetet vetëm kur ka përvjetorin e lindjes së saj, por unë vendosa të shpreh shkurt dicka specifike dhe në mënyrën e thjeshtë për meritën e madhe që ka ajo si gazetë, si dhe drejtuesi i saj së bashku me stafin e saj për atë rol gati unikal të saj për lajmet dhe informacionet rekord që mësojnë shqiptarët per ngjarjet , për eventet jo vetëm politike por edhe të të gjitha fushave e lëmejve socialë, ekonomikë, historikë, filozofikë , artistikë, shkencorë e sportivë që zhvillohen në tërë hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi  e në diasporë , si dhe ngjarjet më të rëndësishme botërore.

”BOTA SOT” është shëmbulli më i mirë i gazetarisë së lirë, të pavarur ku individit dhe intelektualit i jipet mundësia që të shprehë opinionin dhe mendimin e lirë , personalitetin dhe individualitetin e tij intelektual sipas këndëvështrimit të tij, pasi “BOTA SOT” nuk ka korniza kufizimi e as subjektivizmi ndikues e impoinues  nga ana e  pronarit  të saj, gje e cila i ka dhënë kësaj gazete starusin gjithkombëtar më të lexueshëm.

Te “BOTA SOT” ka hapësirë mediatike të lirë për të gjithë gazetarët,analistët, opinionistët, intelektualët dhe shkrimtarët kudo që ata jetojnë, edhe nga Shqipëria madje ku mediat e panumërta të   Tiranës u bëjnë embargo, dhe paragjykojnë, seleksionojnë  dhe janë në dispozicion vetëm të preferencave, interesave  dhe vullnetit të pronarëve të mediave servile të politikës dhe pushtetit.

Ngjarja paraprake

RMV,Policia Financiare arreston rreth 20 persona, dyshohen për kurdisje të tenderëve

Ngjarja e ardhëshme

Iran, shënohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

të fundit nga