Gjira zbulon për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

12:41 | 19 Prill 2021

Këngëtarja ka vite që është larguar nga skena muzikore.

Ajo ka qëndruar pasive derisa nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor tash e sa vite, shkruan lajmi.net.

Së fundi, përmes rubrikës ‘Pyetje dhe përgjigje’ në Instagram ajo është pyetur nga një ndjekë për arsyen se pse nuk ka vazhduar me karrierën e saj muzikore.

Gjira u përgjigj teksa publikoi disa fotografi nga projektet e saj muzikore dhe tha se muzika e ka tradhtuar.

Theksojmë se, këngëtarja është e martuar dhe po e shijon jetën e saj familjare bashkë me fëmijët e saj.

Rikujtojmë se, nuk ka shumë muaj që është bërë nënë për herë të dytë duke lindur një vajzë./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Xhaferi: Nuk mund të urdhëroj që deputetët të mos vijnë në seancë

Ngjarja e ardhëshme

Ky është numri i foshnjeve të prekura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian