Gjimishiti pas dy golave në Ligën e Evropës: Ndoshta mund të luaj sulmues për Atalantan

Berat Gjimshiti bëri shaka se mund të ‘luajë si sulmues në ndeshjen e ardhshme’ pasi mbrojtësi shqiptar i Atalantas shënoi dy gola në fitoren 2-1 ndaj Olympiacosit në ndeshjen e parë të ‘play-off’ të 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Atalanta ishte duke humbur 0-1 pas një goli të hershem nga Tiquinho Soares, por italianët arritën të kthehen në lojë në pjesën e dytë.

Gjimshiti ishte njeriu kryesor i vendasve duke shënuar dy gola për dy minuta për t’ia siguruar fitoren 2-1 Atalantas.

“Ne folëm në pjesën e parë, morëm 15 minutat për të diskutuar se çfarë po shkonte keq, duke thënë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim këtu në fund. Ishte fryma e duhur dhe ne e kthyem atë”, ka thënë fillimisht Gjimshiti për Sky Sport Italia.

Atalanta ka mungesë sulmuesish, pasi Duvan Zapata është jashtë për disa muaj dhe Luis Muriel çaloi në pjesën e parë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

“Ndoshta ndeshjen tjetër, mund të luaj si sulmues! Shpresojmë që pas lëndimit të Duvanit, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe ne kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën”.

“Na mungonte vërtet një fitore, veçanërisht në shtëpi. As unë nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë, kështu që jam i lumtur”, përfundoi ylli shqiptar.

Mbrojtësi shqiptar kishte shënuar vetëm katër gola në 130 ndeshjet e mëparshme me fanellën e Atalantës, por dy i shënoi në harkun e dy minutave mbrëmjen e së enjtes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk është më pjesë e gjigantit muzikor, Era Istrefi jep lajmin e shumëpritur

Story i radhës

Zjarri në fabrikën e peshkut, një zjarrfikës asfiksohet nga tymi, dërgohet në spital

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish