Gjilani pranon 80 shtretër e pajisje teknologjike, donacion i bashkatdhetarit Mehmet Sopa

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot kontigjentin e dytё tё shtretёrve dhe pajisjeve tё tjera, donacion nga bashkatdhetari nga Zvicra, Mehmet Sopa.

Nёnkryetari i Komunёs sё Gjilanit, Arbёr Ismajli ka thёnё se ky ёshtё donacion jashtëzakonisht i mirёpritur pёr shkak tё qёllimit qё ka pёr kushte mё tё mira tё trajtimit shёndetёsor tё pacientёve.

“Ështё donacion i bashkatdhetarit tonё Mehmet Sopa dhe dedikohet pёr ambullantat e mjekёsisё familjare, Spitalin Regjional dhe institucionet shёndetёore. Kjo ёshtё mbёshtetje e mirё dhe garanton kushte mё tё mira tё veprimit shёndetёsor, sikur qё edhe aparatura tjetёr ёshtё specifike dhe shumё e nevojshme pёr tё dhёnё shёrbime shёndetёsore pёr pacientёt”, ka thёnё nёnkryetari Ismajli.

Kurse, Arbenita Hajdari, drejtoreshё e QKMF-sё, pohoi se donacioni i ardhur sot dhe donacionet qё vijnё nё institucionet shёndetёsore, janё mbёshtetje e madhe pёr stafin dhe njёkohёsisht edhe komoditet mё i madh pёr pacientёt.

Ndërkaq, nё emёr tё donatorit ka folur Refik Ramadani, i cili ka konfirmuar vazhdimin e donacioneve tё kёsaj natyre ku janё rreth 80 shtretёr, uniforma, rroba tё ndryshme, pajisje teknologjike dhe mjete tё tjera pёrcjellёse.

Ngjarja paraprake

Champions League ka zgjedhur lojtarin më të mirë

Ngjarja e ardhëshme

Milik, transferimi te Marseille pasuron polakun

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian