Gjermania po shqyrton pezullimin e planifikuar të mbylljes së termocentraleve me qymyr, si pjesë e një pakete masash për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe për të lehtësuar barrën e çmimeve të larta të energjisë, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.
Ndonëse qeveria mbetet e angazhuar për një plan për heqjen e qymyrit deri në vitin 2030, në draft thuhet se shtyrja e mbylljes së termocentraleve me qymyr do të ishte në funksion të uljes së konsumit të gazit në prodhimin e energjisë elektrike.
“Si pjesë e kësaj, mbyllja e termocentraleve me qymyr mund të pezullohet deri në një njoftim të mëtejshëm pas opinionit të Agjencisë Federale të Rrjetit,” thuhet tutje në draft.
Sipas dokumentit, masat do të përfshijnë edhe dhënien e kredive me interes të ulët për kompanitë që kanë probleme likuiditeti për shkak të çmimeve të larta të energjisë.