Gjermania, shënjestër kryesore e dezinformimit rus

Rusia ka shënjestruar Gjermaninë më shumë se çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, në përpjekjet e saj për dezinformim, tregon një raport i ri i BE-së.

“Asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk po sulmohet më dhunshëm sesa Gjermania”, thotë raporti i publikuar të martën nga shërbimi diplomatik i BE-së në Bruksel.

Raporti thotë se “fushatat sistematike” kanë nisur në nivelin politik dhe përmes mediave të lidhura me Kremlinin.

Raporti vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për një fushatë të koordinuar dezinformomi, me qëllim minimin e besimit në vaksinat amerikane kundër koronavirusit.

Rusia e mohon përfshirjen në fushata dezinformimi.

BE-ja thotë se që nga fundi i vitit 2015, në Gjermani janë mbledhur mbi 700 raste dezinformimi, por nuk jep më shumë detaje rreth tyre.

Franca ka qenë shënjestër më shumë se 300 herë, ndërsa Italia rreth 170 herë./REL

Ngjarja paraprake

E quajnë veten pa fat, por në fakt këto shenja zodiakale bëjnë zgjedhje të gabuara në dashuri

Ngjarja e ardhëshme

Ish-anëtari i KPA: Është një puç! Do të bëj rekurs

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian