Gjermania pritet të zgjasë masat anti-Covid

Gjermania do t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19 edhe në dhjetor.

Lajmin e bën të ditur agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters.

Gjermania ka aplikuar një mbyllje më të lehtë nga 2 nëntori që ka thënë se do të jetë për një muaj, për të ulur numrin e të infektuarve.

“Çdo gjë po çon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat mbeten të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale masat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.

Nga nisja e pandemisë e deri më sot, Gjermania regjistron 932,111 të infektuar (+13,840 sot) dhe 14,343 viktima (104 sot).

Ngjarja paraprake

Video e Mourinhos në takim me Kanen bëhet viral në internet: Të jesh me mua, mund të ndihmoj të eksplodosh

Ngjarja e ardhëshme

Ndizen dritat e Vitit të Ri/ Rama: Në këto kohë festash të rrimë në shtëpi me fëmijët e prindërit

të fundit nga