Gjermania mund të rikthejë bllokimin total

Gjermania nuk duhet të ngurrojë të ndërmarrë masa urgjente dhe të kthehet në një bllokim të rreptë, nëse është e nevojshme, tha sot kancelarja Angela Merkel, pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit.

Përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës shtatëditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë, raporton ATSh.

“Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shoh zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha Merkel.

Ndërsa vendi regjistron një valë të tretë të rasteve, me variantin më ngjitës britanik që përhapet me shpejtësi, disa shtete kanë vendosur tashmë kufizime, ndërsa të tjerët ndaluan lehtësimin e planifikuar.

Shkalla e incidencës shtatë ditore u rrit në 95,6 dje, nga 90 një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.

Ngjarja paraprake

Nuk gjejnë kurrë rehati, personat që u përkasin këtyre shenjave ndryshojnë vazhdimisht mendjen

Ngjarja e ardhëshme

Këshilli i Prindërve ka dy kërkesa për IKSHPK-në

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian