Gjermania ka ngrirë më shumë se pesë miliardë euro asete ruse

Gjermania ka ngrirë 5.046 miliardë euro të aseteve ruse si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) për luftën në Ukrainë.

Autoritetet në Berlin publikuan shifrat të hënën, më 19 dhjetor, në përgjigje të një pyetjeje nga Christian Gerke, një anëtar i parlamentit të shtetit.

Qeveria deklaroi se 2.217 miliardë euro fondet e ngrira përfaqësojnë para që bankat gjermane i kanë raportuar bankës qendrore, Bundesbank, raporton aljazeera.

Gjithashtu, ka edhe “pasuri të luajtshme” me vlerë 1,099 miliardë euro. Por, autoritetet gjermane nuk dhanë shifra më të sakta rreth aseteve të ngrira ruse.

Ndryshe, Kanadaja ka bërë të ditur se do të konfiskojë asetet e Roman Abramovichit, mik i presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish-pronari i klubit anglez, Chelsea.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

Story i radhës

Shkupjanët shprehen të pakënaqur nga kryetarja Danella Arsovska

Të fundit nga