“Gjermania do të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë”

Sipas një raporti nga media gjermane, vendi ka vendosur të dërgojë tanke luftarake ‘Leopard 2’ në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas javores ‘Der Spiegel’, qeveria e koalicionit të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz planifikon të dërgojë një grup tankesh ‘Leopard’ nga rezervat e forcave të armatosura gjermane (Bundeswehr).

Sipas raportit, qeveria gjermane gjithashtu do të miratojë kërkesat e Polonisë dhe partnerëve të tjerë për t’i dërguar tanket e tyre ‘Leopard’ të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Javëve të fundit, Gjermania ka qenë nën një presion të madh për t’i siguruar Ukrainës tanke luftarake, por Berlini vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të veprojë e vetme në këtë çështje.

Sot më herët, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja dhe i bëri thirrje Gjermanisë dhe aleatëve që t’i ofrojnë Ukrainës sisteme më të rënda dhe më të avancuara.

Sipas gazetës ‘Der Spiegel’, SHBA-ja he Franca gjithashtu do të shtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në luftë dhe do të dërgojnë tanke luftarake në vend.





Story i mëparshëm

Dikur pjesë e Portos, tani te Dukagjini

Story i radhës

Plani i BE për dialogun, Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiçit: Serbia të përshtasë politikën e jashtme

Të fundit nga