Gjermani, vetura godet për vdekje dy persona dhe lëndon disa të tjerë

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar sot gjatë ditës në Gjermani, pasi që u goditën nga një veturë në zonën për këmbësorë.

Policia gjermane njoftoi se aksidenti i dyshimtë ndodhi në qytetin Trier, afër kufirit me Luksemburgun, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar një person si dhe një veturë është vënë nën masë sigurie. Sipas informacioneve të para, dy persona kanë vdekur”, thuhet në postimin e policisë gjermane në rrjetet sociale, shkruan Reuters.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar për hollësi tjera të këtij rasti dhe nuk dihet nëse vozitësi i ka goditur qëllimisht këmbësorët.

Gjermania është përballur me disa incidente viteve të fundit, shumica prej të cilave kanë përfunduar me viktima.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Malajzia fillon testimin e 1.7 milionë punëtorëve të huaj lidhur me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Seriali televiziv i kërkon falje Selena Gomezit për shakanë lidhur me transplantin e veshkës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian