Gjermani, ulet numri i kompanive të falimentuara

Numri i kompanive që kanë falimentuar në Gjermani, në korrik është më i vogël për 16.7 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti federal për statistikë (Destatis) njoftoi se në korrik në Gjermani gjithsej 1.369 ndërmarrje shpallën falimentim.

Më tej thuhet se në periudhën në fjalë më së shumti është goditur sektori tregtar në të cilën u regjistruan 228 kërkesa për falimentim ndërsa më pas vijon ndërtimtaria me 204 dhe sektori shkencor dhe teknik me 182 kërkesa për falimentim.

Përveç falimentimit korporues, 5.645 debitorë paraqitën falimentim në korrik, i cili është 28.4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë në 2019.



. .

Ngjarja paraprake

Mësuesja me simptoma të koronavirusit ka dërguar fëmijën në shkollë, izolohen 22 nxënës

Ngjarja e ardhëshme

Zbuloni Nëse Vuani Nga Luhatjet Hormonale – Sinjalet Që Jep Trupi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian