Gjermani, shkon në mbi 60 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar shifrën 60 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Instituti “Robert Koch”, me 855 viktima gjatë 24 orëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 60.597, ndërsa me 12.908 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.264.909.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.178 prej të cilëve 2.300 janë të intubuar.

Deri më tani dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 2.091.689 persona ndërsa 756.33 prej tyre dozën e dytë të vaksinës.



. .

Ngjarja paraprake

Tetovë, djali kërcënon me jetë babain e tij

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, urdhër-arreste për 48 të dyshuar të FETO-s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian