Gjermani, shënohet niveli më i ulët i imigracionit për shkak të COVID

Numri i të huajve në Gjermani vitin e kaluar u rrit me 204 mijë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11 milionë e 432 mijë ndërsa shkalla e rritjes së imigracionit të shtetasve të huaj në Gjermani (1.8 për qind) u regjistrua si niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri COVID-19.

Zyra Gjermane e Statistikave (Destatis) njoftoi se në vend deri në fund të vitit 2020 kanë jetuar 11 milionë e 432 mijë shtetas të huaj. Në Gjermaninë me një popullsi prej 83.2 milionë banorë, vitin e kaluar numri i të huajve u rrit me 204 mijë krahasuar me vitin 2019 dhe shkalla e rritjes është 1.8 për qind. Ndërsa kjo u shënua si rritja më e ulët në 10 vitet e fundit.

Në vitin 2020 kur pandemia ishte efektive, 740 mijë shtetas të huaj erdhën në Gjermani, ndërsa 479 mijë persona u larguan nga vendi. Emigracioni neto në vend është afërsisht 262 mijë vitin e kaluar. Ndërsa në krahasim me vitin 2019 imigracioni neto ra 31 për qind.

Në vitin 2020 imigrimi nga vendet e BE-së në Gjermani mbeti i qëndrueshëm. Ndërsa pati një rënie të ndjeshme në numrin e ardhjeve në Gjermani nga vendet e tjera jo-anëtare të BE-së. Kurse numri i emigrantëve nga këto vende u ul me 44 për qind në 157 mijë.

Në Gjermani vitin e kaluar numri i qytetarëve nga vendet jo-BE u regjistrua si 6.536.555.

Numri i shtetasve turq të regjistruar në qendrën e të huajve në vitin 2020 në Gjermani ishte 1.461.910. Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar 2019 numri i turqve u ul me 10.480, shkalla e uljes u përcaktua të ishte afërsisht 0.8 për qind.

Ngjarja paraprake

Xiaomi prezanton smartfonin që do të sfidojë Galaxy S21 dhe iPhone 12

Ngjarja e ardhëshme

Sherr mes disa personave në Durrës, plagoset me thikë 27-vjeçari, shoqërohet autori dhe disa të tjerë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian