Gjermani, shënohen mbi 4.000 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Gjermani 4.058 persona kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 4.058 raste me COVID-19.

Në këtë mënyrë Gjermania është rikthyer sërish në shifrat e muajit prill.

Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona dhe se numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka arritur në 310.144 ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.578.

Më tej vihet në dukje se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 269.600.

Rumania, Tunizia, Gjeorgjia dhe Jordania shpallen “zona të rrezikshme”

Gjermania shpalli “zona të rrezikshme” Rumaninë, Tunizinë, Gjeorgjinë dhe Jordaninë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Qeveria në Gjermani e cila ka përfshirë edhe disa zona të Sllovenisë në grupin e rajoneve të rrezikuara, ka rekomanduar që mundësisht të mos udhëtohet në këto zona të rrezikuara.



. .

Ngjarja paraprake

Fillon asfaltimi i rrugës Strugë-Qafëthanë

Ngjarja e ardhëshme

‘Bomba’ të reja për mbylljen e Televizionit A1

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian