Gjermani, një shtetas gjerman akuzohet për spiunim për Rusinë

Një shtetas gjerman është akuzuar për spiunazh për kalimin e informacionit rreth planeve të parlamentit gjerman tek inteligjenca ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët federalë njoftuan se personi i identifikuar si Jens F. punoi për një kompani përgjegjëse për inspektimet e pajisjeve elektrike në parlament.

Ai akuzohet për dërgimin e skedareve PDF të planeve të parlamentit gjerman tek një punonjës në ambasadën ruse në Berlin.

Sipas prokurorëve, personi hyri në planet e parlamentit në vitin 2017, i shkarkoi ato në një disk elektronik dhe i dërgoi tek punonjësi i ambasadës ruse, i cili ishte anëtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU.

Në njoftimin e prokurorëve thuhet se i akuzuari do të gjykohet për spiunazh në Gjykatën e Lartë Rajonale të Berlinit.



. .

Ngjarja paraprake

Sela, Gashi, dhe Mexhiti nuk marrin pjesë në pyetje deputetësh

Ngjarja e ardhëshme

Turqia synon të ndihmojë Irakun në zhvillimin e infrastrukturës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian