Gjermani, 7 të vdekur dhe disa të plagosur në një sulm të armatosur në Hamburg

March 10, 2023
1 minut lexim

Të paktën shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, u vranë në një sulm të armatosur në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Hamburgut në Gjermani, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu.

Policia tha në Twitter se të shtënat ndodhën në një kishë në lagjen Gross Borstel, ku disa njerëz u vranë dhe një numër të tjerësh u plagosën.

“Gjetëm një person të pajetë në qendrën komunitare në Gross Borstel, i cili supozojmë se mund të ishte autor. Për të përjashtuar përfshirjen e autorëve të tjerë, po kryejmë kontrolle dhe kërkime të gjera”, tha policia.

Sipas të përditshmes Bild, personi i armatosur vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi tetë të tjerë në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait.

Autoritetet nuk kanë treguar ndonjë motiv për sulmin, por thanë se hetimet po zhvillohen me shpejtësi të plotë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Türkiye, tërmet me magnitudë 4.8 ballë në Kayseri

Story i radhës

Xi Jinping rizgjidhet president i Kinës për herë të tretë në Kongresin Kombëtar Popullor

Të fundit nga

ShkoLartë