Gjepurat e Vlora Çitakut dhe PDK-së – Ta pastrojnë veten, para se t’i kritikojnë Presidencën e Qeverinë

Vlora Çitaku ish-ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA, prandaj PDK-ja duhet ta kritikojë dhe pastrojë veten e sajt, të zhytur në tradhti, vëllavrasje për pushtet, hajni dhe korrupsion prej miliona eurosh, dhe të distancohen nga të ligat dhe dëmet që iu shkaktuan Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Vlora Çitaku, me datën 31 maj 2022, në veb faqen e “Bota sot” në deklaratën e saj me titull, “të zbardhet sa më parë afera e ambasadorit Berishaj dhe ai të kthehet menjëherë nga detyra”, e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurtin, të mos e marrin në mbrojtje ambasadorin Martin Berishaj, por të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale ta kryejnë shkarkimin e tij.

Oj Vlora Çitaku- ish ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA, as ti dhe as PDK-ja nuk keni fytyrë të kërkoni dhe t’i sugjeroni presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, si duhet të veprojnë dhe punojnë, e para, për arsye se që të dy janë udhëheqësit më të pastër e më dinjitozë që ka patur deri sot Kosova, dhe e dyta, ata janë duke i kryer detyrat e tyre me angazhim maksimal në të mire të Kosovës, dhe se nuk kanë aspak nevojë për sugjerimet e t’ua.

Vlora Çitaku, më tej thotë se, “ka kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene e kanë publikuar lajmin për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj në një skemë të dyshimtë të shpëlarjes së parave dhe transaksioneve të dyshimta. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ministria e Jashtme tashmë më se një muaj mbulohen në heshtje shurdhuese. Shumë pyetje që janë ngritur duhet të marrin përgjigje menjëherë”.

Oj Vlora Çitaku, ish-ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA, je e gabuar fund e krye me këto gjepura që po i thua, sepse po të duken shumë që paska kaluar një muaj e gjysmë nga rasti i ambasadorit Berishaj.

Si nuk të skuqet fytyra që kanë kaluar më shumë se tetë muaj që kur prof. Dr. Enver Bytyqi në opinionin e tij të botuar në “Bota Sot” më datë 20 tetor 2021 me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”, e ti bëhesh e heshtur, e shurdhër dhe s’po përgjigjesh.

Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi i nderuar, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina e ka zbuluar tradhtinë tënde në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Po ta rikujtoj se, Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”.

Me Vlora Çitakun e kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momentin e fundit.

Vlora Çitaku – ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinioni publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.

-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?

– A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?

-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?

-Pse e mbështeti këtë ide?

-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

-Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish-presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?

-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bonjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe

-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?

Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Vlora Çitaku në fund thotë se, “fshehja dhe mbrojtja e skandalit të ambasadorit Martin Berishaj nga zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë nuk do ta ndihmojnë Kosovën në agjendën e saj evropiane. PDK-ja nuk do të lejojë, që kjo aferë të mbetet në heshtje, do t’i angazhojmë tërë mekanizmat institucionale dhe parlamentarë për të siguruar që e vërteta të zbardhet”.

Oj Vlora Çitaku, ish-ambasadore tradhtare e Kosovës në SHBA, pa shikojeni veten në pasqyrë dhe turpërohuni ti dhe PDK-ja, se po e mashtroni opinionin kosovar dhe po e mashtroni edhe veten.

Skandale më të mëdha dhe më të dëmshme për Kosovën janë ato që i kreu PDK-ja në 21 vitet e kaluara dhe që i kreve edhe ti, skandale, tradhti e mëkate që nuk mund t’i lajnë as detet dhe as oqeanet.

Do të ishte e mirëseardhur dhe e dobishme që institucionet dhe Parlamenti i Kosovës ta vënë në rend dite të kaluarën e PDK-së dhe tënden, që Kosova njëherë e përgjithmonë të pastrohet nga e kaluara tepër e dhimbshme, e dëmshme dhe tradhtare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U qëllua nga policia e Kosovës, ndërron jetë në spital i plagosuri

Story i radhës

Pas Mane edhe një yll tjetër pritet të largohet

Të fundit nga