Gjeorgji, sulmuesi që përpiqet të grabisë një bankë ka marrë peng shumë persona

TBILISI (AA) – Një sulmues i cili po përpiqej të grabiste një bankë në Gjeorgji ka marrë peng shumë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë në një deklaratë me shkrim tha se një person ende i paidentifikuar që ka hyrë në një bankë në qytetin Zugdidi nën kërcënimin e armës ka marrë peng punonjësit e bankës.

Në deklaratë më tej thuhet se në vendngjarje janë dërguar forcat speciale të policisë dhe ka filluar operacioni për shpëtimin e pengjeve.

Ndërkohë mësohet se operacioni vazhdon.



. .

Ngjarja paraprake

​MKRS certifikon edhe rreth 30 ndërmarrës të rinj nga komuna e Skenderajt

Ngjarja e ardhëshme

​Pa dyshen Ramos-Hazard, kështu e ndryshon formacionin Zidane sonte kurndër Shakhtarit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian