Gjendet pas 100 vitesh mesazhi ‘super i rrallë’, ishte shkruar nga një ushtar

Pas më shumë se një shekulli që kur ishte shkruar nga një ushtar gjerman, mesazhi i nisur me një pëllumb transportues është gjetur rastësisht.

Në shtator, një çift
gjatë një shëtitjeje në rajonin francez Alsace, u ndesh me një kapsulë alumini
të vogël në një fushë.

Brenda saj ishte një
mesazh i shkruar në gjermanisht, mezi e lexueshme, në një letër të hollë,
shkruan BBC.

Mesazhi duket të jetë
të shkruar vitin 1910 ose 1916. Kujdestari i Muzeut Linge, Dominique Jardy, e
përshkruan atë si “super të rrallë”.

Ushtari ishte me bazë
në Ingersheim, atëherë pjesë e Gjermanisë, kurse tash në Francë.

Çifti që gjeti letrën, e dërguan atë në muze, ku tash mesazhi do të ekspozohet.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Mbi 36 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Ngjarja e ardhëshme

Diogo Jota: Klopp dallon nga të gjithë trajnerët që kam pasur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian