Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Një burrë i vdekur është gjetur në ujërat e lumit Vardar pasdite në afërsi të fshatit Radiovc, pjesë e komunës së Bërvenicës. Trupi është gjetur rreth orës 14, pas çka është paraqitur në polici dhe ka filluar ekspertiza e institucioneve kompetente.

“Rreth orës 14 në stacionin policor Zherovjan, ka arritur denoncim se në lumin Vardar në afërsi të digës në Radiovc është gjetur një trup i pajetë. Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të SPB Tetovë, prokurorisë themelore publike, pas çka ka filluar ekspertiza me qëllim të identifikimit të trupit të pajetë dhe ndriçimit të rastit”, informojnë nga SPB Tetovë.

Nga shërbimi zjarrifkës i Tetovës informuan se personat e tyre kanë marrë pjesë në nxjerrjen e trupit nga lumi Vardar.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Xhuliana Toci sukses me “A ke ti gajle”, njihuni me artisten e ëmbël

Ngjarja e ardhëshme

Braçe: Zjarri në “Asim Zenel” i vënë me dorë, autori vrasës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian