Gjendet një i mbijetuar / Shoferi i kamionit del gjallë nga trageti në flakë

“Jam gjallë!”, kanë qenë fjalët e para të 21-vjeçarit bjellorus icili ka zbritur vetë nga skafi- ambulancë i Marinës Detare në portin e Korfuzit.

Është një prej 12 personave që konsideroheshin të humbur pas djegies së tragetit  “Euroferry Olympia”, i cili ka marrë flakë të premten, tre orë pasi është nisur nga porti i Igumenicës, me destinacion Brindisin, me të paktën 292 pasagjerë dhe ekuipazh, si dhe 153 kamionë dhe 32 makina.

Shoferi bjellorus me kartë identiteti lituaneze është gjetur nga prestaret e Njësisë së Menaxhimit të Fatkeqësive në pjesën e majtë në fund të anijes në gjendje shoku, i dehidratuar dhe i lodhur.

Gjetja e tij në fillim ngjalli shpresa tek të afërmit e personave të tjerë që rezultojnë të humbur, por edhe dëshpërim pas gjetjes se nje trupi te djegur ne garazhin 2 te anijes dhe tashme personat e humbur janë 10.

 “Ai është gjallë, është gjallë, është profesionist, është shumë me përvojë dhe i aftë, dhe është gjallë, po ju them me siguri, duhet të veprohet menjëherë, sa mund të durojnë gjithë ata njerëz atje”, tha  Vana Mpekiari-Matthiou, gruaja e një shoferi të humbur.

“Nuk duhet të humbin kohen e çmuar dhe ekipet e shpëtimit të futen sa më shpejt që të gjenden njerëzit tanë”, tha i afërmi i shoferit grek të humbur Kostas Mathios.

Ndërkohë zjarrfikësit po luftojnë  ende me zjarrin, i cili ndonëse shfaqet vetëm në disa  hapësira të caktuara të anijes , herë pas here shpërthen duke lëshuar edhe tym të dendur.

Ata hedhin ujë vetëm në pjesët periferike të saj dhe jo brenda, për të arritur ftohjen dhe për të mos ndikuar tek qëndrueshmëria e saj.

Tre rimorkiatore kanë sjellë anijen në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, pranë portit të Kassiopit, pasi është gjykuar  se ishte  e nevojshme për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike, por edhe për të mos rrezikuar të bllokohet në cekëtinë ose të përplaset me anije te tjera.

Temperaturat ekstreme deri ne 500 grade në disa pjesë të saj si dhe gazrat e rrezikshëm që çlirohen  nga djegia e kamionëve apo e materialeve te tjera, pengojnë ekipet e shpëtimit, të kërkojnë në gjithë anijen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dëshmia tronditëse/ 21-vjeçari bjellorus: Isha në gjumë dhe vetëm kur u zgjova kuptova që kishte rënë zjarr

Story i radhës

Prishtina mbetet e pamposhtur, Penza kokulur

Të fundit nga