Gjendet i vdekur një person, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Gjendet i vdekur roja e një sere në fshatin Mbrostar të Fierit. Dyshimet paraprake të policisë janë se ai mund të jetë vrarë me thikë.

Blutë thanë se viktima është 67-vjeçari Petraq Gjika.

Ai ishte i punësuar roje në një serë dhe u gjet i vdekur sot rreth orës 06:40.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qenë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Donald Trump hedh poshtë dëshminë e Ivanka Trumpit rreth sulmit në Kongresin amerikan

Story i radhës

46 raste aktive me COVID-19

Të fundit nga