Gjenden 19 imigrantë afër “Bogorodicës”, arrestohen disa prej tyre

Janë gjetur 19 imigrantë në rrethinën e fshatit Stojakovë në vendkalimin kufitar me Greqinë “Bogorodicë, 16 prej tyre janë nga India dhe tre nga Pakistani.

“Pas ndërmarrjes së masave është konfirmuar se personat M.O (31), A.A (21) dhe M.A (22) të gjithë nga Pakistani, janë prezantuar rrejshëm se janë nga India, ndërsa në të vërtet kanë qenë udhëheqës të grupit, ata e kanë pranuar se kanë pasur për qëllim ti dërgonin në Republikën e Greqisë”, njoftojnë nga MPB.

Për rastin është njoftuar prokuroi publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me urdhër të së cilit të tre personat janë arrestuar në Stacionin e Policisë në Gjevgjeli, 16 imigrantët janë vendosur në Qendrën transite “Vinojug” për procedurë të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetë hapa për të manifestuar gjithçka që dëshironi

Story i radhës

Berisha publikon videon e Bashës: E kanë marrë peng. Nikolla: Z.Berisha, flisni!

Të fundit nga