Gjekmarkaj: Vettingu shkëput reformën në drejtësi nga ahengu…!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka argumentuar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit me votën e tij pro Vettingut.

Ai e ka argumentuar këtë gjë si shumë të rëndësishme për të shpëtuar reformën në drejtësi nga kapja.

“E vështirë që të jesh i ndershëm me fakte. Paqja sociale kërkon disa kushte themelore. Të gjitha këto në shtetin shqiptar kanë qenë shpesh kundër. Ata i kanë parë që bandat i grabisin natën, i vjedhin ditën, i shkelmojnë dinjitetin, t’iu mbyllin gojën dhe t’i shkretojnë atdheun

Shqiptarët i kanë parë këta hajdutë që të pasurohen, të bëhen ministra, kryetarë bashkish. I kanë parë se si pa brekë i gdhiu dita dhe zengjinë i zuri nata. Nëse ka diçka që e rrezikon drejtësinë pas korrupsionit është injoranca. Çka kjo reformë s’po e zgjidh.

Vettingu ka në objektiv materien. Ça vlere ka një gjyqtar dhe injorant? Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe e votojmë shtyrjen e vettingun me kërkesën permanente që ONM të shtojë presionin pozitiv për të nxjerrë procesin nga ahengu i familjaritetit të qeverisë, nga kushërinjtë, tezet dhe hallat, nga diferencat regjiloze dhe krahinore, ta nxjerrë nga pilotimi.

Do jetë e vështirë, pasi kjo maxhorancë, kushërirë e parë me komunizmin dhe vetvetja, nënë e abuzimeve, nuk kërkon drejtësi. Opozita është këtu me qirinj drite dhe i fryjnë na të gjitha anët. Sot flitet shumë për ish-ministër që dënohen disa vite pasi kanë lënë detyrën.

Tolerohen dhe iu jepet mundësia që të krijojnë distancë, por është më mirë se sa ic. Drejtësia duhet të shoh pushtetin, inceneratorët, ministrat, kryeministrin, pasi servilizmin s’ka ende instrument për ta hetuar”, tha Gjekmarkaj në Kuvend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klubi francez ia doli që të respektonte rregullat…

Story i radhës

Gati gjysma e komunave pa noterë

Të fundit nga