Gjekmarkaj për vizitën e Ramës në Turqi: Po spostohet boshti nga BE! Redi Shehu: Ankaraja thekson që Ballkani të integrohet në BE…

Analisti, Agron Gjekmarkaj ka thënë në emisionin Open në Top Channel, se vizita e Ramës  është një spostim nga boshti i Bashkimit Evropian.

I një mendimi krejt të kundër ka qenë analisti Redi Shehu, i cili ka thënë se Ankaraja është vendi kryesor që thotë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE.

Gjekmarkaj: U sulmua BE. U spostua gjeo-strategjia. Ai nuk i ka nxjerr veshjet aty, të osmanëve.

Redi Shehu: Ke thënë një gjë që nuk duhej thënë. Të dëgjova që the pikë e zezë. Ku po prishet orientimi evropain. E di ti që Ankaraja është vendi kryesor që të thotë që Ballkani evropian duhet të integrohet në Be.

Gjekmarkaj: Ai sulmoi Bashkimin Evropian. E ka shfaqur mbi të gjitha me trupën diplomatike. Nuk e ka fshehur dëshirën për të kthyer Ballkanin në oaz të tij. Nuk ka asnjë hapësirë për të gënjyer Evropën. Ai gjënë zgjidhjen që shkon. Është rivale e Bashkimit Evropian dhe luan për interesat e veta. Shqipërisë nuk i intereson të dali nga boshti i BE.
Redi Shehu: Pse krijohet frikë? Boshti po zhvendoset drejt lindjes. Ku Be në 2010 e shpalli Stambollin kryeqytetin e kulturës Evropiane.

Ngjarja paraprake

Shembja e ujëvarës së ngrirë vret një e plagos disa të tjerë në Lindjen e Largët ruse

Ngjarja e ardhëshme

Biden: Ajo që pamë dje nuk ishte mospajtim, ishte një çrregullim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian