Gjatë kësaj jave do të mbaj mot i nxehtë dhe me vapë

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

Kjo situate meteorologjike sipas IHK-së do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë.

Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Ngjarja paraprake

Nga Bejruti në Alep dhe nga Alepi në Damask dhe Bagdad.... 

Ngjarja e ardhëshme

Punëtorët e Lotarisë vazhdojnë protestën deri në miratimin e ligjit për Lotarinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian