Gjasula befason në Gjermani

Hamburgu i Klaus Gjasulës mori fitoren e pestë radhazi në kategorinë e dytë të futbollit gjerman duke mundur me rezultatin 3-1 Vurzburgun në shtëpi. Mesfushori kuqezi ishte njëri prej kontribuesve kyç në realizimin e golit të tretë të “Dinosaurëve”.

Pasi i gjithë ekipi kundërshtar ishte hedhur i gjithi në zonën e Hamburgut në një goditje këndi, ekipi i Gjasulës nis një kundërsulm. 31-vjeçari shkëputet me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe pasi kap topin dhe e kontrollon me siguri ia pason shokut të skuadrës Libold, i cili vulos fitoren 3-1.

Sprinti i Gjasulës është regjistruar dhe përhapur në rrjetet sociale duke habitur dhe komentatorin gjerman të takimit.

Hamburgu e ka nisur mjaft mirë sezonin në Bundesligën 2 duke fituar 5 takimet e para të kampionat. Në këtë mënyrë, ata konfirmohen si pretendent për t’u ngjiturën në elitën e futbollit gjerman.

Ngjarja paraprake

Ndërprerja e ngrohjes në Prishtinë, nga KEK-u tregojnë kur do të lëshohet

Ngjarja e ardhëshme

Shumë aksidente me kafshë në autostradën Tetovë-Gostivar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian