Gjashtë vjet burg për boshnjakun që luftoi në Siri

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi të enjten një mysliman boshnjak me gjashtë vjet burg nën akuzat se ai luftoi për grupin militant, Shtetit Islamik – (IS) në Siri.

Jasmin Keserovic, i cili ka kaluar gati shtatë vjet në Siri, u akuzua gjithashtu për nxitje të personave tjerë për të marrë pjesë në aktivitete terroriste.

Gjykatësit thanë se duke u bërë thirrje publike myslimanëve për të vrarë ushtarë të krishterë dhe civilë, i pandehuri “tregoi mizori specifike”.

Gjykata hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes se Keserovic se ai ishte në Siri për punë bamirësie për të ndihmuar popullsinë lokale në kohën e luftimeve.

I dënuari ishte pjesë e një grupi prej shtatë burrash boshnjakë të kthyer në Bosnje nga Siria me një fluturim të Forcave Ajrore të ShBA-së, në dhjetor të vitit 2019. Në këtë aksion u riatdhesuan edhe 18 gra dhe fëmijë.

Në vitin 2014, Bosnje dhe Hercegovina u bë vendi i parë në Evropë që aplikoi dënimet me burgim për shtetasit e saj që luftuan jashtë vendit.

Luftëtarët që luftuan krah IS-it, e që u kthyen në atdhe, u gjykuan dhe në të shumtën e rasteve u dënuan me burgim./REL

Ngjarja paraprake

Librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Ngjarja e ardhëshme

Pogradec, 150 të infektuar/ Shumica e rasteve në shkolla dhe administratën publike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian