Gjashtë vende arabe lejojnë namazin e teravisë në xhami

Gjashtë vende arabe do të lejojnë që në xhami të falet namazi i teravisë gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa tri vende do të vazhdojnë ta ndalojnë këtë namaz special të natës për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Kuvajti, Iraku, Egjipti dhe Algjeria njoftuan se lejojnë pesë namazet ditore në xhami, hutbet e xhumasë dhe teravinë gjatë muajit të shenjtë të agjërimit.

Megjithatë, namazi i teravisë do t’i nënshtrohet masave paraprake, duke përfshirë kohëzgjatjen, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

Nga ana tjetër, Katari, Omani dhe Jordania njoftuan se teravitë nuk do të falen në xhami gjatë Ramazanit, i cili fillon më 13 prill dhe përfundon më 12 maj.



. .

Ngjarja paraprake

Ajax – Roma, formacionet zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Me një foto krah Elton John, Dua Lipa ka një njoftim për fansat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian