Gjashtë të vdekur nga bombardimet gjatë natës në qendrën tregtare në Kiev

Të paktën gjashtë persona u vranë në bombardimin gjatë natës në një qendër tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Gjashtë trupa u vendosën përpara qendrës tregtare Retroville në rrethin veriperëndimor Podilskyi.

Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm që pluhuroi automjetet në parkingun e saj dhe la një krater të gjerë disa metra.

Qendra e djegur ende tymoste mëngjesin e së hënës. E gjithë pjesa jugore e saj ishte shkatërruar, si dhe një qendër fitnesi në parkingun e saj.

Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës thanë se morën një telefonatë në orën 22:48 se një zjarr kishte shpërthyer në disa shtëpi dhe kate të një qendre tregtare, duke përmendur se “granatimet e armikut” kishin shkaktuar zjarre në disa kate dhe i kishin vënë flakën disa makinave.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Videoja i thotë të gjitha/Bora Zemani ka një mesazh për Donaldin

Story i radhës

Filozofia politike kërkon një përkufizim të drejtësisë

Të fundit nga