GitHub braktis editorin Atom, mbyllet në Dhjetor

GitHub zyrtarisht do të vrasë editorin Atom në Dhjetor të 2022 për shkak të rënies aë angazhimit komunitar. Lajmi vjen 6 muaj përpara mbylljes për tu dhënë kohë përdoruesve të kalojnë në platforma të tjera.

Kompania në pronësi të Microsoft ka vendosur të zhvendosë vëmendjen drejt mjeteve bazuar në cloud të cilat i konsideron si e ardhmja e zhvillimit të softuerit.

Mbyllja e Atom do të bëhet më 15 Dhjetor 2022 shkruante GitHub në një postim në blog. Atom është një editor pa pagesë open-source i debutuar në 2011 dhe përdorur nga zhvilluesit.

Megjithatë Atom do të mbahet mend si themelimi i framwork-ut Electron, platformë e cila ka bërë të mundur zhvillimin e shumë aplikacioneve cross-platform si GitHub Desktop, Slack dhe Discord.

Në vitet e fundit nuk ka marrë funksionalitete me impakt të lartë në platformë dhe kompania është përqendruar kryesisht tek mirëmbajtja dhe përditësimet e sigurisë. Rënia e angazhimit të komunitetit Atom është një tjetër arsye.

Që prej 2013-ës Atom është përdorur nga 10% e zhvilluesve sipas anketave të StackOverflow. Në këtë hapësirë është Visual Studio që komandon me 71,06% të zhvilluesve që e përdorin.

Një prej kontributorëve kryesorë të Atom, Max Brunsfeld është duke punuar në një pasardhës potencial quajtur Zed. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

3 pyetje që mund të ndryshojnë marrëdhënien tuaj me ushqimin

Story i radhës

Lista Serbe duhet të merret në pyetje, me hatër ose me forcë

Të fundit nga