Giroud paralajmëron largimin nga Chelsea në janar

Olivier Giroud pritet të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez e vazhdoi kontratën në verë me Chelsean deri në verën e vitit 2021, por hapësirat për të këtë edicion kanë qenë shumë të pakta.

34-vjeçari është paraqitur në shtatë ndeshje ku në total ka vetëm 157 minuta dhe ka shënuar një gol, që është shumë pak për të.

Në një prononcim për mediumin francez Telefoot, Giroud ka paralajmëruar largimin nga skuadra londineze.

“Situata ime është shqetësuese. Mendova se kisha ende një rol të rëndësishëm te Chelsea, por minutat për mua janë zvogëluar shumë”.

“Unë duhet të ndryshojë këtë situatë, duhet të marrë një vendim në janar dhe shpresoj që të jetë vendim i mirë siç kam marrë gjithmonë”, ka deklaruar Giroud.

Inter dhe Lazio janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.

Por për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadrat franceze si Monaco, Olympique Lyon dhe Olympique Marseille.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Giroud të vazhdoj karrierën në MLS, pasi skuadra e David Beckham, Inter Miami prej kohësh kërkon shërbimet e tij.

Ngjarja paraprake

Në mëngjes minus 8, gjatë ditës deri 15 gradë Celsius

Ngjarja e ardhëshme

Më ftohtë në Berovë dhe Strumicë

të fundit nga